Çështja e Presidentit, Kurti u takua dje me Osmanin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar dje me presidenten Vjosa Osmani.
Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic.
Takimi ka ndodhur pas takimit të Kurtit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.Ky takim vjen dy ditë para mbylljes së afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, transmeton Periskopi.
Burime bëjnë me dije se nga takimi nuk ka pasur diçka konkrete lidhur me këtë çështje.Partitë politike nuk kanë arritur ende marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri, derisa afati përfundon më 5 mars.



