Çështja e Presidentit, Haradinaj: Nënshkrimet i kemi gati, ende s’kemi marrë ftesë për seancë

Çështja e Presidentit, Haradinaj: Nënshkrimet i kemi gati, ende s’kemi marrë ftesë për seancë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen e seancës për çështjen e Presidentit.

Ai tregoi se janë ftuar për takim nga grupi plarmanetar të AAK-së.

I pyetur rreth asaj se a i janë kërkuar nënshkrimet për ndonjë kandidat, ai potencoi se i kanë të gatshme ato.

“Të gatshëm i kemi, kurdo që janë të interesuar, këtu në tavolinë, në zyre të grupit, do t’i marrin”, deklaroi Haradinaj./Periskopi/

Shpërndaje në: