Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për Adem Jasharin
Në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seancë plenare.
Në nisje të seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se me kërkesë të grupit parlamentar të PD të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Tomor Dosti, shkruan Euronewsal, transmeton Periskopi.
Kuvendi kujtoi edhe rënien heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij në Prekaz. Peleshi theksoi se familjar Jashari hyri në historinë e Shqipërisë si dëshmorë të pavdekshëm. Ai shtoi se është një histori heroike për idealet e lirisë./Periskopi



