Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar me urdhër ndërkombëtar
Policia ka arrestuar një një person, shtetas të Maqedonisë së Veriut në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë Veriut.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Astrit Rrushi, Prishtinë 06.03.2026 – 21:00. Bazuar në urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë Veriut është arrestuar i dyshuari – kërkuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK. /Periskopi/



