Gjobë dhe ndalim i vozitjes, Policia në Ferizaj ndëshkon disa shoferë për përdorim të telefonit

Gjobë dhe ndalim i vozitjes, Policia në Ferizaj ndëshkon disa shoferë për përdorim të telefonit

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur me datën 06.03.2026 gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit dhe në fshatrat përreth, kanë identifikuar dhe ndëshkuar disa shoferë për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit rrugor, që shumica e tyre lidhen me përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.

“Shoferët: A.Q. (38 vjeç) me veturën Land Rover, B.M. (36 vjeç) me veturën VW Caddy dhe F.Z. (37 vjeç) me veturën Land Rover, të gjithë me targa vendore, janë ndaluar duke përdorur telefonin gjatë lëvizjes. Pas verifikimit është konstatuar se kjo ishte hera e dytë që kryenin të njëjtën kundërvajtje. Ndaj tyre policia ka shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, ndalim të drejtimit të automjetit për 3 muaj”, njofton Policia.

“Ndërsa shoferët: L.A. (60 vjeç) me veturën Land Rover, M.A. (21 vjeçe) me veturën VË Polo, R.H. (25 vjeç) me veturën Volvo dhe V.M. (28 vjeçe) me veturën Renault Megane, të gjithë me targa vendore, janë ndaluar duke përdorur telefonin gjatë lëvizjes për herë të parë. Ndaj tyre policia ka shqiptuar gjobë prej 100 euro dhe 1 pikë negative”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, shoferi NJ.S. (43 vjeç), me veturën Audi me targa vendore, është ndaluar për tejkalim të automjeteve në kundërshtim me rregullat e trafikut. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj./Periskopi

Shpërndaje në: