Sejdiu pyet Kurtin: Me 21 miliardë buxhet qysh mundesh mu anku tonë kohën
Analisti politik Dardan Sejdiu ka thënë se Qeveria Kurti prej vitit 2020 deri në këtë vit ka pasur buxhet total mbi 21 miliardë euro e ku sipas tij për çdo dështim të Qeverisë së tij, kanë fajësuar të tjerët, raporton Periskopi.
“Kur i ke pasë krejt këto pare, krejt këto vota, krejt këtë kohë dhe pushtet, nuk mundesh me u fsheh ma pas tregimeve”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë i Sejdiut:
Prej vitit 2020 deri në 2026, kjo qeverisje i ka pasë në dorë mbi 21.6 miliardë euro buxhet.
Mbi 21 miliardë euro.
Edhe prapë, për çdo dështim, fajin e paskan të tjerët.
Jo.
Kur i ke pasë krejt këto pare, krejt këto vota, krejt këtë kohë dhe pushtet, nuk mundesh me u fsheh ma pas tregimeve.



