Mitrovicë e Veriut: Sulm fizik ndaj një gruaje, dy të dyshuara në arrati

Mitrovicë e Veriut: Sulm fizik ndaj një gruaje, dy të dyshuara në arrati

Në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulmi fizik ndaj një gruaje.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 10 mars rreth orës 21:10, kur dy femra, pas një mosmarrëveshjeje verbale, e kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

Pas incidentit, të dyshuarat janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të rastit./Periskopi

Shpërndaje në: