Teherani paralajmëron: Bankat janë në shënjestër, qëndroni larg tyre

Teherani paralajmëron: Bankat janë në shënjestër, qëndroni larg tyre

Irani zotohet të shënjestrojë bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme.

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka deklaruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë objektiva në Lindjen e Mesme.

Një zëdhënës i këtij organi tha se kjo është përgjigje ndaj SHBA-së dhe Izraelit, të cilët sipas tij, kanë synuar një nga bankat e vendit.

“Me këtë akt të paligjshëm dhe jo konvencional në luftë, armiku na ka dhënë dritën jeshile për të goditur qendrat ekonomike dhe bankat që i përkasin SHBA-së dhe regjimit sionist në rajon”, tha zëdhënësi dhe shtoi se “amerikanët duhet të presin një veprim të dhimbshëm dhe hakmarrës nga ana jonë”.

Ata paralajmëruan banorët e rajonit të qëndrojnë larg bankave brenda një rrezeje prej një kilometri, shkruan skynews.

Kjo vjen vetëm pak çaste pasi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, theksoi se regjimi po synon vetëm bazat nga të cilat lëshohen sulme ndaj territorit iranian, transmeton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: