Del sërish para gjykatës Nagip Krasniqi
Edhe këtë të enjte pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
Ai do të paraqitet para gjykatës nga ora 09:30, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Seanca për këtë çështje është mbajtur edhe të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku një dëshmitar ka dhënë dëshminë e tij para gjykatës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Krasniqi së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej rreth 37 milionë eurosh./Periskopi



