Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, policia konfiskon armë e fishekë nga i dyshuari

Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, policia konfiskon armë e fishekë nga i dyshuari

Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e djeshme në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës bën të ditur se për rastin një person ka përfunduar në pranga. Sipas policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht dhe me pas ka qëlluar me armë në drejtim të një personi.

Gjatë përleshjes fizike dy personat kanë marrë lëndime.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar, arma e zjarrit (pistoleta me gaz), 1 karikator, 10 fishekë me gaz dhe 3 gëzhoja me gaz, po ashtu dhe nga çanta e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë

Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Fushë Kosovë 12.03.2026-16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht dhe me pas ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Gjatë përleshjes fizike dy personat kanë marrë lëndime, ku i dyshuari pas tretman mjeksorë është liruar, kurse viktima mbetet për tretman të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar, arma e zjarrit (pistoleta me gaz), 1 karikator, 10 fishekë me gaz dhe 3 gëzhoja me gaz, po ashtu dhe nga canta e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dergohet në mbajtje./Periskopi

 

Shpërndaje në: