“Shef, presidenti po të thërret menjëherë – urgjentisht”, Sekretari amerikan i Financave la në gjysmë intervistën

“Shef, presidenti po të thërret menjëherë – urgjentisht”, Sekretari amerikan i Financave la në gjysmë intervistën

Sekretari amerikan i Financave, Scott Bessent papritmas e ndërpreu një intervistë të drejtpërdrejt pasi asistenti i tij i tha që presidenti amerikan, Donald Trump po e kërkonte menjëherë – urgjentisht.

Kjo ndodhi gjatë një bisede për Sky News, sepse ishte thirrur për një takim të menjëhershëm në dhomën e krizës në Shtëpinë e Bardhë për shkak të zhvillimeve në konfliktin me Iranin dhe tensionet në Ngushticën e Hormuzit.

Bessent po fliste me gazetarin Wilfred Frost për “podcast”“The Master Investor” në hollin e brendshëm të Ministrisë Amerikane të Financave në Uashington kur në ekran hyri asistenti i tij dhe i tha “presidenti i duhesh menjëherë”. Pa shpjegime të tjera, ai u largua për t’u bashkuar me Trumpin dhe ekipin e sigurisë.

Rreth dy orë më vonë ai u kthye para kamerave (rreth orës 12:07), duke u dukur i shqetësuar dhe me zërin që po i dridhej.

Ai tha se “misioni iranian po përparon edhe më shpejt se sa ishte planifikuar” dhe tha se presidenti Trump ishte në humor të mirë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Bessent njoftoi se marina amerikane, së bashku me partnerë ndërkombëtarë, do të fillojë të ndjekë tankerët e naftës në Ngushticën e Hormuzit sapo të jetë “ushtarakisht e mundur”, për të siguruar lundrim të lirë në atë korridor energjie.

Ai gjithashtu tha se konflikti me Iranin deri tani ka kushtuar SHBA‑në rreth 11 miliardë dollarë, por theksoi se nuk ka çmim “për të cilin ai do t’i thoshte presidentit se lufta nuk mund të përballohet më”./Periskopi

Shpërndaje në: