Anarki në Agjencinë e Ushqimit, s’përfillen vendimet e KPMSHC-së, dy herë tentuan transferimin e një auditori pa shkollë

Anarki në Agjencinë e Ushqimit, s’përfillen vendimet e KPMSHC-së, dy herë tentuan transferimin e një auditori pa shkollë

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHC) për herë të dytë ka konstatuar shkelje ligjore në përpjekjen për transferimin një auditori të brendshëm nga Ministria e Bujqësisë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), raporton Periskopi.

Ilir Popaj që ishte transferuar edhe më herët, por këshilli e kishte kthyer mbrapsht në vitin 2025 me arsyetimin se një pozitë e tillë tashmë edhe e zënë dhe ekziston zyrtarja e auditimit.

Por, pas pak kohe, drejtuesit e Agjencisë së Ushqimit nuk kishin qëndruar duarkryq, por sërish e kishin bërë një vendim për herë të dytë që Popajn ta kenë në Agjenci, që raportet e auditimit t’i bënte bazuar në dëshirat e politikës.

Në vendimin e dytë për anulimin e tranfersimit të auditorit, Këshilli është edhe më brutal, duke konstatuar se zyrtari që është transferuar në pozitën e auditorit s’ka fare shkollim madje, përveç që nuk është auditor.

I gjithë procesi për transferimin e këtij nëpunësi civil kishte nisur gjatë kohës kur në krye të Ministrisë së Bujqësisë ishte ish-ministri Faton Peci.

Kjo çështje lidhet me auditoren e brendshme të Agjencisë  së Ushqimit dhe Veterinarisë, pasi raportet e brendshme që i kishte hartuar që evidentonin probleme serioze në punën e agjencisë, nuk po i pëlqenin -ish ministrit Peci.

Madje Peci në një intervistë për media kishte ironizuar me punën e saj, duke thënë se “auditorja është ekonomiste”, duke harruar faktin se auditorët janë ose ekonomist ose jurist, por jo shkencëtar të fizikës apo matematikës.

Një nga gjetjet më problematike kishte të bënte me atë që e kishe raportuar edhe Periskopi për ku në vend të preparatit për vrasjen e rriqrave ishte blerë preparat për vrasjen e morrave.

Huqje skandaloze: Afër 1 milion € shkuan dëm, në vend të ilaçit kundër rriqnave AUV bleu ilaç kundër morrave

Vendimi i fundit i KPMSHC-së po ashtu paraqet një sërë shkeljesh ligjore nga ana e institucionit, duke konstatuar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk i ka respektuar vendimet e organit mbikëqyrës dhe ka vepruar në kundërshtim me rregullat e shërbimit civil.

Sipas arsyetimit të Këshillit, institucioni jo vetëm që nuk e ka zbatuar vendimin e parë për anulimin e transferimit, por ka vepruar sërish në të njëjtën mënyrë duke e përsëritur procedurën që ishte shpallur tashmë e paligjshme. Kjo, sipas Këshillit, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të detyrimit ligjor për zbatimin e vendimeve të organit mbikëqyrës të shërbimit civil.

Në vendim theksohet se procedura e transferimit është bërë pa plotësuar kriteret themelore për pozitën e auditorit të brendshëm, një funksion që kërkon kualifikim të caktuar profesional dhe përgatitje specifike në fushën e auditimit. Në rastin konkret, Këshilli ka konstatuar se personi i propozuar për këtë pozitë nuk i plotëson këto kritere.

KPMSHC vlerëson se veprime të tilla cenojnë parimet bazë të administratës publike, si ligjshmërinë, transparencën dhe meritokracinë në shërbimin civil.

Në vendim gjithashtu theksohet se institucionet publike janë të detyruara t’i zbatojnë vendimet e Këshillit dhe se moszbatimi i tyre përbën shkelje serioze të rregullave të administratës shtetërore./Periskopi/

 

Ministri Peci shkel ligjin, i hakmerret auditores që zbuloi “ilaçin e morrave”

 

 

Shpërndaje në: