Trump u bën thirrje vendeve të bashkojnë forcat për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit

Trump u bën thirrje vendeve të bashkojnë forcat për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një tjetër thirrje që vendet të bashkojnë përpjekjet në luftën kundër përpjekjeve iraniane për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit.

Vetëm disa orë pasi tha se shpreson që Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe vende të tjera do të dërgojnë anije luftarake, presidenti amerikan tha se vendet “që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë kalim”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mundur dhe e kanë shkatërruar plotësisht Iranin, si ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”, tha Trump, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ai shtoi se SHBA-të do t’i ndihmojnë dhe koordinojnë ato vende që “gjithçka të shkojë shpejt, pa probleme dhe mirë”.

“Kjo duhej të kishte qenë gjithmonë një përpjekje ekipore, dhe tani do të jetë – do ta bashkojë botën drejt Harmonisë, Sigurisë dhe Paqes së Përjetshme”, deklaroi Trump. /Periskopi

Shpërndaje në: