I akuzuari për Banjskën arsyetohet se uniformën e kishte dhuratë, për gjueti

I akuzuari për Banjskën arsyetohet se uniformën e kishte dhuratë, për gjueti

Dushan Maksimoviq, një prej tre të akuzuarve lidhur me sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator 2023, është pyetur në seancë sot për një fotografi me uniforma.

Për këtë ai ka thënë se ajo është uniformë e gjuetisë.

“Këtë uniformë e kam marrë që ta shfrytëzoj për gjueti dhe nuk e kam ditur dhe nuk e kam pasur idenë çfarë fotografish do të përdorin në këtë procedurë”, ka thënë ai duke komentuar një fotografi që ka thënë se është e vitit 2022.

Maksimoviq ka thënë se është gjuetar aktiv.

“Po kjo është një nga kartelet e anëtarësisë dhe është nga viti 2022. Me gjueti kam nisur të merrem para kohës së koronavirusit”, ka shtuar ai./Periskopi/

Shpërndaje në: