Operohet fëmija 5 vjeçar nga Lipjani, kjo është gjendja e tij shëndetësore
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se fëmija pesë vjeçar nga Lipjani që dyshohet se u keqtrajtua nga prindërit e tij, është operuar, raporton Periskopi.
Në njoftim thuhet se pacienti 5 vjeç, i hospitalizuar aktualisht në Kujdesin Intensiv Pediatrik, sot i është nënshtruar intervenimit të nevojshëm kirurgjik në nivel të shputave nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike.
“Intervenimi sapo ka përfunduar dhe është realizuar sipas indikacioneve mjekësore. Gjatë procedurës kirurgjikale, gjendja e pacientit ka qenë stabile. Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore|, thuhet dnër të tjera.
Njoftimi i plotë:



