Behrami i përgjigjet Kurtit: 60 muaj ke krijuar kaos, pasiguri, skandale, bllokada e sanksione
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët pas koncensioneve që bëri për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të Huajt e automjetet.
I pyetur se këto lëshime u panë nga opozita si një hap drejt Asociacionit, Kurti iu rikthye termit “Zajednicë”, për të cilën tha se nuk ekziston edhe pas pesë vitesh të tij në qeveri.
“Këto pesë vite sa jam kryeministër shpeshherë eksponentë të opozitës kanë thënë që ‘e bëri Zajednicën këtë muaj’, ‘do të bëjë Zajednicën muajin e ardhshëm’, por ju e dini që pesë vjet janë 60 muaj, nuk ka Zajednicë. Prandaj, e keni një qeveri të Republikës, e cila është demokratike, e cila siguron mirëqenie për të gjithë qytetarët, siguri e begati për të gjithë pa dallim”, tha Kurti.
I menihershëm ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, raporton Periskopi.
Behrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar Kurtin se për 60 muaj sa është në pushtet ka krijuar kaos, pasiguri, migrim, skandale e sanksione.
“Dhe në këta 60 muaj, ke kriju vetëm kaos, pasiguri, migrim masiv të fuqisë punëtore, kontrata njëburimore, skandale, bllokada, sanksione…”, ka shkruar Behrami.
Ai ia ka rikujtuar shefit të ekzekutivit edhe marrëveshjen e Ohrit.
“Ndërsa fshehurazi, në mënyrë tinëzare je duke jetësuar çdo ditë nga pak autonominë për veriun dhe ekstraterritorialitet për kishat serbe qe e ke pranuar në Ohër!”, ka shkruar Behrami./Periskopi
Postimi i plotë:
Para tre vjetësh Kurti më zë e figurë thoshte se ka Asociacion, sot krenohet që se bëri (VIDEO)



