Vitia flet për gjendjen e 5-vjeçarit: Stabile, ka filluar komunikimin
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka folur sot rreth gjendjes shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipanit, i cili dyshohet se u keqtrajtua nga prindërit.
Vitia pas mbledhjes së Qeverisë, tha se gjendja e tij është stabile.
“Sot është gjendja stabile, ka filluar pak edhe komunikimin verbal. Gjendja në aspektin shëndetësor, në kuptimin e mabrëvajtjes së punës, është mirë dhe po e merr veten shpejt. Ajo që na ka shqetësuar është pjesa psikosociale e fëmijës, i cili shihet se për shumë kohë ka qenë në një ambient toksik, mos të them komplet abuziv. Të gjithë parametrat i ka në rregull”, u shpreh Vitia gjatë konferencës./Periskopi



