Gjyqi në Hagë drejt fundit, Ambasadori gjerman: Do të ju kërkoja të gjithëve të respektonin vendimin, qoftë dënim apo lirim
Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, në një intervistë në RTK ka folur edhe për gjyqin që po ndodh në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Diplomati gjerman ka thënë se Gjykata funksionon me ligjet e Kosovës dhe ka thënë se e përcjellin procesin e gjykimit.
Ai ka bërë thirrje që të gjithë të respektojnë vendimin e Gjykatës, cilido që të jetë ai.
“ Siç ju e thatë, Dhomat Speciale janë institucione të posaçme që funksionojnë me Ligjin e Kosovës. Normalisht që i përcjellim këto procedura, cilido të jetë rezultati, qoftë nëse ka dënime apo lirime nga akuza, do të ju kërkoja të gjithëve që ta pranojnë vendimin e një gjykate të pavarur”, ka deklaruar ai./Periskopi



