Lufta vret mijëra njerëz në 13 vende
Autoritetet libaneze thonë se 20 persona të tjerë kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit, duke shtuar kështu numrin e mijëra viktimave në Lindjen e Mesme të shkaktuara nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, sulmet izraelite në Liban, dhe sulmet iraniane kundër Izraelit, bazave amerikane dhe shteteve të Gjirit.
Këto janë shifrat aktuale, të cilat Sky News nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur, por është bazuar në të dhënat e autoriteteve të vendeve të prekuara nga lufta.
Iran
Rreth 3186 persona kanë vdekur, përfshirë 1394 civilë, të paktën 210 prej të cilëve fëmijë, sipas grupit amerikan të të drejtave HRANA.
Shifrat e fundit të raportuara nga mediat shtetërore e vendosin numrin e viktimave në 1270.
HRANA thotë se të dhënat e saj vijnë nga raportet në terren, kontaktet lokale, burime mjekësore dhe emergjence, rrjetet e shoqërisë civile, materiale të hapura dhe deklarata zyrtare.
Liban
Rreth 1021 persona kanë vdekur nga sulmet izraelite që nga 2 marsi, sipas autoriteteve libaneze.
Më shumë se 100 prej tyre ishin fëmijë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
MINUTË PAS MINUTE – Lufta në Iran dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme
Të tjerë 2641 janë plagosur, thonë zyrtarët, transmeton Periskopi.
Një burrë lutet mbi varret e luftëtarëve të Hezbollahit të vrarë, në varrezat al Hawraa Zaynab gjatë festës së Eid al Fitr në periferi të jugut të Bejrutit, Liban.
Irak
Të paktën 60 persona kanë vdekur, sipas autoriteteve irakiane, shumica prej të cilëve ishin anëtarë të Forcave Popullore të Mobilizimit Shiit.
Izrael
15 civilë kanë vdekur, sipas shërbimit të ambulancës së Izraelit, dhe dy ushtarë, sipas ushtrisë izraelite.
Aktivistët qëndrojnë me fotografi të fëmijëve të vrarë në Izrael, territoret palestineze, Iran dhe Liban, në një vigjilje të heshtur duke kërkuar një fund të luftës, në Tel Aviv, Izrael.
Bregu Perëndimor i Okupuara
Katër gra palestineze u vranë në një sulm raketor iranian.
SHBA
Trembëdhjetë anëtarë të shërbimit kanë vdekur.
Emiratet e Bashkuara Arabe
Tetë persona kanë vdekur nga sulmet iraniane, përfshirë dy ushtarë, sipas ministrisë së mbrojtjes së UAE.
Kuvajt
Autoritetet thonë se gjashtë persona kanë vdekur, përfshirë dy të vrarë në sulme iraniane, dy oficerë të ministrisë së brendshme dhe dy ushtarë të ushtrisë.
Siri
Katër persona u vranë nga një raketë iraniane, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.
Oman
Dy persona raportohen të vrarë në një sulm me dron në një zonë industriale në provincën Sohar, ndërsa një tjetër u vra kur një projektil goditi një tanker pranë bregut të Muskatit.
Arabia Saudite
Dy persona u vranë kur një projektil ra mbi një vendbanim në qytetin Al Kharj, në jug-lindje të kryeqytetit Riad.
Bahrejn
Dy persona u vranë në dy sulme të ndara iraniane, sipas ministrisë së brendshme.
Franca
Një ushtar francez u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron në veri të Irakut./Periskopi/



