Trump nuk dëshiron armëpushim me Iranin

Trump nuk dëshiron armëpushim me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me gazetarët e pranishëm jashtë Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur nëse ka një plan për Kharg Island të Iranit, ai pohoi se “mund të kem një plan, mund të mos kem, por si mund t’ia them këtë një gazetari. Sigurisht që është një vend për të cilin njerëzit po flasin”.

Lideri amerikan ka deklaruar se nuk dëshiron të ndalë luftën përkohësisht me iranianët “nuk dua të bëj armëpushim. Nuk bën armëpushim kur po e shkatërron plotësisht palën tjetër”, shkruan skynews.

Shpërndaje në: