Amerikanët kanë bërë plan për pushtimin e Iranit – zgjedhet edhe lokacioni për robërit e luftës

Amerikanët kanë bërë plan për pushtimin e Iranit – zgjedhet edhe lokacioni për robërit e luftës

Zyrtarët e Pentagonit kanë bërë përgatitje të detajuara për dislokimin e forcave tokësore amerikane në Iran.

Komandantët e lartë ushtarakë kanë paraqitur kërkesa konkrete me qëllim përgatitjen për një opsion të tillë, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton hapat në konfliktin me Iranin që udhëhiqet nga SHBA-ja dhe Izraeli.

CBS raporton se Trump po mendon të pozicionojë forca tokësore në rajon. Nuk është e qartë në çfarë rrethanash ai do të miratonte përdorimin e trupave në terren.

Ushtria gjithashtu ka mbajtur takime për t’u përgatitur për mundësinë e ndalimit të ushtarëve iranianë dhe operativëve paraushtarakë, nëse Trump vendos që forcat amerikane të hyjnë në terren.

Dy burime kanë thënë se është diskutuar edhe vendi ku do të transferoheshin të ndaluarit iranianë.

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dislokojnë elemente të Divizionit të 82-të ajror në rajonin e Lindjes së Mesme, transmeton Telegrafi.

Shpërndaje në: