Ish-futbollisti i KF Dukagjinit dyshohet për vrasjen e vëllait në Klinë

Ish-futbollisti i KF Dukagjinit dyshohet për vrasjen e vëllait në Klinë

Faruk Isufi nga Klina ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Bokshiq.

Për vrasjen dyshohet vëllai i tij, Jetmiri Isufi, ish-futbollist i KF Dukagjinit, pas një mosmarrëveshjeje verbale, raporton Sinjali, transmeton Periskopi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi./Periskopi

Ngjarje e rëndë në Klinë: Vëllai qëllon vëllanë me armë, viktima ndërron jetë

 

Vrasja në Bokshiq të Klinës, Prokuroria jep detajet

Spitali i Pejës për vrasjen në Klinë: Viktima erdhi pa shenja jete

Shpërndaje në: