“Nëse nuk mund ta mbroni Grenlandën, na telefononi”, zyrtari iranian ‘provokon’ Trumpin dhe Evropën

“Nëse nuk mund ta mbroni Grenlandën, na telefononi”, zyrtari iranian ‘provokon’ Trumpin dhe Evropën

Në rrjetet sociale u shfaq një video në të cilën një zyrtar iranian tall me sarkazëm udhëheqësin amerikan Donald Trump dhe i ofron “ndihmë” Evropës për shkak të Grenlandës.

Në një video që qarkullon në internet, kreu i policisë iraniane, gjenerali Ahmad Reza Radan, i bëri një ofertë ironike Bashkimit Evropian gjatë një paraqitjeje publike, duke iu referuar drejtpërdrejt pretendimeve të Trumpit ndaj këtij territori autonom danez.

“Trump fillimisht kërcënoi Bashkimin Evropian, pastaj tha se do të vijmë dhe do ta marrim Grenlandën. Dua t’i them Bashkimit Evropian: nëse nuk mund ta mbroni Grenlandën tuaj, bëni një kërkesë, ne do të vijmë dhe do ta mbrojmë atë”, tha Radan, duke shkaktuar të qeshura.

Kjo deklaratë provokuese vjen në hijen e trazirave shumë më serioze gjeopolitike dhe përshkallëzimit të konfliktit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit,raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Tensionet arritën kulmin pasi Irani bllokoi plotësisht tranzitin përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme.

Ky veprim nga Teherani pasoi sulmet e fundit SHBA-Izrael në të cilat u vra Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, më 28 shkurt./Periskopi/

Shpërndaje në: