Vdes në moshën 51-vjeçare aktorja e njohur

Vdes në moshën 51-vjeçare aktorja e njohur

Carrie Anne Fleming, aktorja e dashur e njohur për rolin e saj në serialin televiziv “Supernatural”, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare, pas një beteje me kancerin e gjirit.

Ajo la pas vajzën e saj, Madalyn Rose.

Lajmin e vdekjes e konfirmoi miku i saj dhe bashkëpunëtor i ngushtë në “Supernatural”, Jim Beaver, i cili në një dedikim të gjatë për Facebook e përshkroi Fleming si një ‘burim energjie’.

Beaver e konsideroi humbjen e saj si një dhimbje të thellë, duke e krahasuar me humbjen e gruas së tij të parë, Cecily, që gjithashtu vdiq nga kanceri në 2004.

Ai tha se nuk kishte menduar kurrë se zemra e tij mund të thyhej kaq shumë më shumë se një herë, por humbja e Carries e provoi të kundërtën, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.

Anne Fleming do të mbahet mend si një aktore e talentuar, një person me shpirt të madh, e cila la pas një trashëgimi të veçantë në industrinë e televizionit dhe në zemrat e atyre që e njohën.

Mori pjesë edhe në shumë filma e shfaqje si: “Jenifer”, “The Tooth Fairy”, “Masters of Horror”, “Rememory”, “Married Life” etj.

Shpërndaje në: