Vdes shtetasi i huaj në QKUK, policia fillon hetimet
Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar që nga 9 marsi.
Sipas policisë, i njëjti ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.
“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026. Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Periskopi



