Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit nga Serbia
Dy persona janë ndaluar nga Policia në Sharpelj të Leposaviqit nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.
Rasti, sipas raportit policor, ka ndodhur gjatë pasdites së 22 marsit.
“KALIMI I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE APO I VIJËS KUFITARE
Sharpelj, Leposaviq 22.03.2026-16:16. Janë ndaluar dy të dyshuar m/k, pasi që me automjete kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Periskopi



