Policia shqiptare arreston tre shtetas të Kosovës, për këto vepra penale akuzohen

Policia shqiptare arreston tre shtetas të Kosovës, për këto vepra penale akuzohen

Policia shqiptare ka arrestuar tre shtetas të Kosovës në pikën kufitare në Morinë, raporton Periskopi.

Dy nga të arrestuarit, sipas policisë kërkoheshin me urdhër ndërkombëtar, ndërsa i treti nga autoritet shqiptare.

“U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Frankfurtit e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënim i i kanë mbetur për të kryer 18 muaj”, thuhet në njoftimin e policisë

Një 47 vjeçar po ashtu nga Kosova u arrestua për vjedhje në Kuvajt.

“U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kuvajt, shtetasi Xh. S., 47 vjeç, banues në Prishtinë. ⁠Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”> thotë policia.

Njoftimi i plotë:

Morinë
Kapen nga Policia Kufitare e Morinës, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar/kombëtar.
Strukturat e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, organizuan punën në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës dhe si rezultat, në hyrje të RSh-së, kapën dhe arrestuan/ndaluan 3 shtetas, konkretisht:
-U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Frankfurtit e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënim i i kanë mbetur për të kryer 18 muaj.
-U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kuvajt, shtetasi Xh. S., 47 vjeç, banues në Prishtinë. ⁠Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijonë procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve.
-U kap shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Veprimet e tjera procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

Shpërndaje në: