Bien çmimet e naftës
Çmimet e naftës ranë rreth 5 për qind të mërkurën, ndërsa konflikti ShBA-Izrael dhe Iran vazhdon.
Rënia e çmimeve vjen pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, duke sugjeruar se mund të ketë progres drejt një marrëveshje armëpushimi.
Çmimi i naftës së papërpunuar brent ra për 6.08 dollarë, ose 5.82%, në 98.41 dollarë për fuçi të mërkurën.
“Plani i fundit 15-pikësh i propozuar nga administrata amerikane ende duhet të shqyrtohet dhe t’i përgjigjet, por duke marrë parasysh afatin e ndërprerjeve, duket se po eksplorohet një zgjidhje më e shpejtë dhe më e qetë,” tha analisti i kompanisë kërkimore Rystad, Janiv Shah.
Irani ka mohuar se kanë pasur biseda të drejtpërdrejta dhe një zëdhënës ushtarak iranian tha se Shtetet e Bashkuara po negociojnë me vetveten, raporton sot agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.
Nëse Irani mbetet kërcënim për Hormuzin, bota mund të përballet me vite me naftë që kushton 100-150 dollarë për fuçi, tha Larry Fink, drejtori i BlackRock, menaxherit më të madh të pasurive në botë, për BBC-në.
“Ne do të kemi recesion global,” tha Fink, kur u pyet nëse nafta qëndron në 150 dollarë.
Pavarësisht propozimit të raportuar amerikan, Izraeli dhe Irani vazhduan të shkëmbejnë sulme ndaj njëra-tjetrës të mërkurën./Periskopi



