Sot 19 vjet, Ahtisaari dorëzoi raportin për Pavarësinë e Kosovës

Sot 19 vjet, Ahtisaari dorëzoi raportin për Pavarësinë e Kosovës

Sot bëhen 19 vjet që kur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.

Derisa SHBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhet e pavarur, serbët vazhduan ta kundërshtojnë planin.

Rusia bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos, raporton KosovaPress, transmeton Periskopi

Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.

Ndërsa, pavarësia e vendit tonë u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 minuta, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë./Periskopi

Shpërndaje në: