Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë, Policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona.

“Sot, rreth orës 16:40, në rrugën e ” Ulqini” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti./Periskopi

Shpërndaje në: