Rama: Ka filluar mbushja e gropës nga shembja e rrugës, qytetarët ta evitojnë këtë zonë

Rama: Ka filluar mbushja e gropës nga shembja e rrugës, qytetarët ta evitojnë këtë zonë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar në lidhje me situatën pas shembjes së rrugës në kryeqytet.

Ai ka thënë se ka filluar mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefen Kurti”.

“Ekipet e Kryeqytetit kanë filluar mbushjen e gropës në rrugën “Don Shtjefen Kurti”. Lusim qytetarët që të evitojnë lëvizjen në këtë zonë deri në stabilizimin e plotë të situatës”, ka shkruar Rama. /Periskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: