Muriqi: Atmosfera e shkëlqyer, shpresojmë shumë në sukses
Vedat Muriqi ka folur para ndeshjes historike me Turqinë që zhvillohet nëser në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sulmuesi kosovar ka thënë se shpreson shumë se suksesin dhe kalimin tutje të kombëtares së Kosovës e që çon drejt Kupës së Botës.
“Kemi përvojë në ndeshje si kjo. Jam krenar që jam kapiten i këtij ekipi në finalen historike për Kombëtaren. Kemi atmosferë jashtëzakonisht të mirë, të shkëlqyer. Nesër shpresojmë shumë në sukses”.
Milot Rashica: Jemi një hap larg historisë, do të jap gjithçka për vendin tim



