Kurti s’e përmed fare ish-këshilltarin Shkëlzen Gashin për eskpoziten skandaloze: Këso ekspozitash duhen më shumë, por me të dhëna të sakta

Kurti s’e përmed fare ish-këshilltarin Shkëlzen Gashin për eskpoziten skandaloze: Këso ekspozitash duhen më shumë, por me të dhëna të sakta

Kryeministri Albin Kurti s’e ka ndjerë obligim fare të flasë për faktin që pas ekspozitës me të dhëna të pasakta për krime lufte në Kosovë qëndron ish-këshilltari i tij, Shkëlzen Gashi, i cili është edhe bashkëpunëtor i kamotshëm i Kurtit.

Kurti veç ka thënë se ekspozita të kësaj natyre na duhen më shumë, por me të dhëna të sakta.

“Lufta me Serbinë ka përfunduar, por jo edhe beteja. Këso ekspozitash na duhen sa më shumë, por natyrisht me të dhëna të sakta. Pa gabime dhe duhet të jenë të plota”, deklaroi ndër të tjera Kurti në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë.

“Aty ka shumë masakra që s’janë përfshirë, por kishte edhe të tilla që kanë pasur gabime në tekst. Ato natyrisht medoemos duhet të korrigjohen e të përmirësohen. E vërteta për krimet e kryera në Kosovë duhet të ekspozohet sa më shumë, jo vetëm para botës por edhe para nesh. Në veçanti para të rinjve dhe brezave që do të vijnë. Ju e dini që, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë tek ne, ose kanë qenë fëmijë në kohën e luftës dhe nuk e mbajnë në mend qartë dhe në anën tjetër kemi aq shumë të rinj dhe të reja që kanë lindur pas luftës. Kjo ekspozitë është e rëndësishme për të ardhmen tonë, jo vetëm për të kaluarën”, deklaroi ndër të tjera Kurti. /Periskopi

Shpërndaje në: