Interesimi i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, Komuna e Prishtinës merr një vendim për linjën 1A
Të martën e 31 marsit do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Turqi, në kuadër të ndeshjeve të play off-it për Kupën e Botës.
Me rastin e rritjes së kërkesës për qarkullim, për shkak të zhvillimit të kësaj ndeshjeje në stadiumin “Fadil Vokrri”, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Trafikun Urban, nesër dhe 1 prill do të shtojnë nisjet në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas.
Bazuar në njoftimin e komunës, nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 00:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
“Njoftojmë qytetarët se, me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Turqi dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, në bashkëpunim me Trafikun Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas.Nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Periskopi
Njoftimi i plotë:



