Protesta para Kuvendit, Dërguti: Nuk do të lejojmë të poshtërohen e nëpërkëmben viktimat

Protesta para Kuvendit, Dërguti: Nuk do të lejojmë të poshtërohen e nëpërkëmben viktimat

Opinionistja, Aida Dërguti ka marrë pjesën në protestën e sotme të organizuar nga veteranët e UÇK-së, kundër ekspozitës, duke thënë se nuk do të lejojnë të poshtërohen e nëpërkëmben viktimat civile.

Sipas saj, autorët e kësaj siç e ka quajtur ajo shfrenim duhet të mbajnë përgjegjësi direkte.

“Veteranë, ndihemi jashtëzakonisht keq që gjatë luftës nuk patëm kapacitete të mjaftueshme të mbrojmë gjithë popullatën civile. Mirëpo, sot nuk do të lejojmë të poshtërohen e nëpërkëmben viktimat civile nga kushdo që në kohën e luftës ishte larg ngjarjeve të luftës e masakrave, ndërsa sot përdor referenca nga Serbia. Autorët e këtij shfrenimi mbajnë përgjegjësi direkte bashkë me aktorët politikë që e mundësuan atë. Barabartë, njësoj mbi çdo zyrtar që përdori fonde publike për të financuar një përmbajtje të tillë. Dhe kjo përbën një skandal të vërtetë. Institucionet shtetërore kanë detyrim të mbrojnë historinë e jo të subvencionojnë poshtërimin e saj”, ka thënë Durguti, raporton EO, transmeton Periskopi.

Ajo, ka kërkuar llogaridhënie institucionale nga të gjithë për siç ka thënë zyrtarët që financuan ose miratuan këtë ekspozitë.

“Prandaj, kërkojmë llogaridhënie institucionale nga të gjithë zyrtarët që financuan ose miratuan këtë ekspozitë. Institucionet e drejtësisë do të shqyrtojnë pa vonesë veprimet e iniciatorëve. Po ashtu kërkojmë urgjentisht tërheqjen e botimeve të autorëve nga hapësirat publike dhe pikat e shitjes deri në përfundimin e procesit të llogaridhënies.

Gjithashtu e tutje, çdo libër apo ngjarje që ka të bëjë me luftën nuk guxon të sponsorizohet e as të shpërndahet nga institucionet e vendit pa kaluar nëpër filtrat e Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Asnjë organ shtetëror nuk ka të drejtë të ofendojë luftën nga e kjo lindi Republika e Kosovës. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve, gjaku i të cilëve u bë vulë e lirisë”, ka thënë ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: