Ndërprerje të energjisë elektrike në Teheran pas shpërthimeve në Isfahan

Ndërprerje të energjisë elektrike në Teheran pas shpërthimeve në Isfahan

Qyteti iranian i Isfahanit duket se është bombarduar rëndë gjatë natës së të martës, ndërsa pati raportime për shpërthime dhe ndërprerje fillestare të energjisë elektrike në kryeqytetin Teheran.

Një video e postuar në mediat sociale, dhe e gjeo-lokuar nga CNN, tregon një seri shpërthimesh të mëdha në Isfahan. Minaret e xhamisë së madhe Mosalla të qytetit, mund të shihen në plan të parë të pamjeve, transmeton Telegrafi.

Mediat shtetërore raportuan gjithashtu shpërthime në pjesët lindore dhe perëndimore të Teheranit, me agjencinë shtetërore të lajmeve Fars që tha se pati ndërprerje fillestare të energjisë elektrike në qytet, të shkaktuara nga shrapnelat që goditën një nënstacion. Agjencia e lajmeve më vonë raportoi se energjia elektrike ishte rikthyer.

Të martën herët në mëngjes, ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim për banorët e Teheranit duke thënë se do të godiste zonën Vard Avar “në minutat në vijim”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Paralajmërimi online u postua në X në gjuhën persiane, por nuk ka gjasa të jetë parë nga njerëzit në Teheran, pasi që në Iran kishte një ndërprerje të internetit që nga fillimi i luftës./Periskopi

Shpërndaje në: