Italia refuzon përdorimin e bazës së Sicilisë nga aeroplanët amerikanë për operacione në Lindjen e Mesme

Italia refuzon përdorimin e bazës së Sicilisë nga aeroplanët amerikanë për operacione në Lindjen e Mesme

Italia ka mohuar lejen që aeroplanët ushtarakë amerikanë të ulen në bazën ajrore Sigonella në Sicili përpara se të fluturonin për në Lindjen e Mesme.

E përditshmja Corriere della Sera raportoi se “disa bombardues amerikanë” ishin planifikuar të uleshin në bazën në Sicilinë lindore, përpara se të niseshin për në Lindjen e Mesme. Nuk tha se kur ishin planifikuar të uleshin.

Burimi, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste me median dhe nuk pranoi të identifikohej, gjithashtu nuk specifikoi se sa aeroplanë ishin të përfshirë ose kur Roma refuzoi të jepte leje.

Corriere della Sera shtoi se leja nuk u dha pasi SHBA-të nuk kishin kërkuar autorizim dhe udhëheqja ushtarake e Italisë nuk u konsultua, siç kërkohet sipas traktateve që rregullojnë përdorimin e instalimeve ushtarake amerikane në vend, transmeton Telegrafi, përcjellë Periskopi

Partitë opozitare të qendrës së majtë i kanë kërkuar qeverisë të bllokojë përdorimin e bazave amerikane në Itali për të shmangur përfshirjen në konflikt.

Qeveria e krahut të djathtë e kryeministres Giorgia Meloni ka thënë se do të kërkojë autorizim parlamentar nëse do të bëhen kërkesa të tilla./Periskopi

Shpërndaje në: