Musliu kërkon veprim nga Prokuroria: Kur hidhen akuza për financim të mediave, faktet duhet të dalin në dritë

Musliu kërkon veprim nga Prokuroria: Kur hidhen akuza për financim të mediave, faktet duhet të dalin në dritë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me sulmet ndaj mediave nga ana e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se prokuroria duhet ta ftojë atë për intervistim.

Musliu ka shtuar se, opinioni duhet ta dijë të vërtetën kur ‘’hidhen akuza për financim të mediave nga burime të ndryshme’’.

‘‘Kush janë këto media? Nga kush financohen? Cilat janë provat? Nëse ka fakte, ato duhet të dalin në dritë. Nëse jo, atëherë duhet të ketë përgjegjësi për deklarata që cenojnë besimin në media dhe në institucionet e vendit’’, ka shtuar ajo mes tjerash./Periskopi

Postimi:

Shteti i së drejtës nuk ndërtohet mbi deklarata të përgjithshme dhe me propagande, por  ndërtohet mbi fakte dhe përgjegjësi.

Prokuroria duhet të veprojë pa hezitim: të ftojë për intervistim Albin Kurtin dhe  Arbërie Nagavcin për deklaratat e tyre publike.

Kur hidhen akuza për financim të mediave nga burime të dyshimta, opinioni publik ka të drejtë dhe duhet ta të dijë të vërtetën.

Kush janë këto media? Nga kush financohen? Cilat janë provat?

Nëse ka fakte, ato duhet të dalin në dritë. Nëse jo, atëherë duhet të ketë përgjegjësi për deklarata që cenojnë besimin në media dhe në institucionet e vendit.

E vërteta nuk mund të mbetet peng i fjalëve, ajo duhet të mbështetet në prova.

Kurti s’flet për skandalin e Gashit, i “gjuhet” mediave: Manipulimi po vjen nga armiqtë tanë përmes argatëve të tyre në Kosovë

Shpërndaje në: