Pesë të vdekur brenda dy muajve, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Pesë të vdekur brenda dy muajve, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Policia njoftoi mëngjesin e së dielës se një i dënuar për dhunë në familje ka humbur jetën në QSUT, pasi ishte shtruar në Reanimacion si pasojë e një arresti kardiak.

Ky është rasti i pestë që nga fundi i janarit të këtij viti raportohet nga Drejtoria e Burgjeve humbja e jetës së të burgosurve, të lidhur kryesisht me problemet shëndetësore.

Vetëm dy ditë më parë, më 3 prill, një tjetër i paraburgosur, Medat Spahiu, humbi jetën po në të njëjtin repart, si pasojë e një embolie pulmonare.

Më herët, më 20 mars, një 41-vjeçar i arrestuar për një vepër të lehtë penale ndërroi jetë në Bllokun e Sigurisë në Tiranë. Autoritetet thanë se dyshohet për shkaqe natyrale, por hetimet vijojnë.

Ndërkohë, rasti i parë në këtë seri daton më 25 janar, kur një i ri 20-vjeçar humbi jetën në burgun e Shkodrës.

Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë një reagim të plotë që të lidhë të gjitha këto raste, por hetimet për secilin prej tyre janë në vijim.

5 prill

3 prill

Rreth orës 14:10, i paraburgosuri Medat Spahiu ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter.

Rreth orës 09:40, është shoqëruar me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, i datëlindjes 15.01.1962, lindur dhe banues në Shkodër. Gjatë procedurave të ekzaminimit në këtë spital, gjendja shëndetësore e të dënuarit u përkeqësua, duke përfunduar në arrest kardiak respirator. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës mjekësore të dhënë, ai nuk arriti të rikthehej në jetë, duke rezultuar në humbjen e jetës.

20 mars

25 janar

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër./Periskopi

Shpërndaje në: