Ia vodhën paratë nga çanta, intervistohen katër gra dhe dy burra në Prishtinë
Një person ka raportuar në polici se i janë vjedhur para të gatshme në vlerë te konsiderueshme, të cilat i kishte pasur në çantën e tij.
Teksa rasti është nën hetime, policia informon se “lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë; katër femra dhe dy meshkuj shtetas të huaj të cilët kishin qenë së bashku me ankuesin”.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE E RËNDË/Prishtinë 05.04.2026-05:13. Dyshohet se nga persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë te konsiderueshme të cilat i kishte pasur në çantën e tij. Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë; katër femra dhe dy meshkuj shtetas të huaj të cilët kishin qenë së bashku me ankuesin. Rasti nën hetime./Periskopi



