Hamza i përgjigjet Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Hamza i përgjigjet Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar lidhur me ftesat e kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike në funksion të zgjedhjes së presidentit të ri.

Nga Zyra e Informimit e PDK-së bëjnë të ditur, se kryetari Bedri Hamza i është përgjigjur kryeministrit, duke kërkuar që iniciativa të formalizohet përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të trajtohet me seriozitet institucional.
“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje Kurtit lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, kanë thënë  nga Zyra për Informim e PDK-së.

PDK-ja thekson se çdo zhvillim i mëtejmë lidhur me këtë çështje do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme partiake, duke lënë të hapur mundësinë për një qëndrim zyrtar pas shqyrtimit në organet drejtuese. /Periskopi

A është i gatshëm që postin e Presidentit t’ia japë PDK`së, Ja si përgjigjet Kurti

 

Shpërndaje në: