Familja e Agon Zejnullahut kërkon drejtësi: Nuk e kemi asnjë informacion lidhur me raportin e autopsisë

Familja e Agon Zejnullahut kërkon drejtësi: Nuk e kemi asnjë informacion lidhur me raportin e autopsisë

Rasti i 27 vjeçarit Agon Zejnullahu, që tronditi Kosovën nuk ka marrë epilog përfundimtar të drejtësisë.

Kjo ngjarje shumë e djeshme u trajtua sot edhe në emisionin Kosova Today në Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Albani, i cili është vëllai i tashmë të ndjerit deklaroi se akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me raportin e autopsisë.

“Ne si familje kemi dashur me ditë, a është dashur të dimë ne si familje për mostrat që kanë thanë mediat që i kanë parë se ne nuk e dimë, se janë dërguar jashtë vendit. Ne nuk e kemi asnjë informacion të vetëm, nuk e dimë se çka ka ndodhur”, u shpreh ai.

“Të vetmen deklaratë që e kam dhënë ka qenë në IPK”, theksoi Zejnullahu.

Tutje, ai shtoi se gjendja e prindërve është tejet e rënduar dhe po shkon duke rënduar çdo ditë.

27 vjeçari Agon Zejnullahu, dyshohet se humbi jetën në rrethana të dyshimta pak pasi u arrestua nga policia./Periskopi/

Shpërndaje në: