Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, Policia fillon hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ky i fundit ka bërë të ditur edhe se vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor, dhe se, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen e viktimës.
‘’Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një shtëpi në rrugën Obria në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, ka njoftuar Policia. /Periskopi



