Qeni kafshoi 4-vjeçaren në Lungomare, ndiqet penalisht pronari i Pitbull-it
Policia e Vlorës ka proceduar penalisht pronarin e qenit Pitbull që kafshoi një ditë më parë një vogëlushë në Vlorë.
“Specialistët referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 87 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “10 Korriku”, qeni i tij i racës Pitbull ka kafshuar një 4-vjeçare, e cila mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Ndërkohë, qeni u mor në dorëzim nga shërbimi i mbrojtjes së kafshëve pranë Bashkisë Vlorë.



