Policia jep detaje për kamionin që u dogj në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia jep detaje për kamionin që u dogj në autostradën “Ibrahim Rugova”

Mesditën e së mërkurës një kamion është përfshirë nga flakët, më magjistralen Prishtinë- Prizren, më konkretisht në Duhël.

Për  rastin, detaje ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës për informim i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Një kamion është përfshirë nga flakët në Duhël. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Për rastin në fjalë është njoftuar policia si dhe zjarrëfikësisht të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Bytyqi.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Shpërndaje në: