Tentoi t’i arratisej policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident në Fier
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit. Një automjet pasi nuk i ka ndaluar policisë, në përpjekje për tu larguar, është përplasur me një automjet të parkuar.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, shkruan vizionplus.tv, raporton Periskopi.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat./Periskopi/



