Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së Shefki Sejdiu
Është ndarë nga jeta veterani invalid i Luftës së UÇK-së dhe veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Shefki Sejdiu.
Ai vdiq më 8 prill duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në shërbim të lirisë dhe idealit kombëtar.
Shefki Sejdiu ishte një figurë simbol të qëndresës, sakrificës dhe përkushtimit të pakushtëzuar ndaj atdheut, që nga vitet ’90 deri në kohët më sfiduese pas luftës.
Për varrimin e të ndjerit familjarët akoma nuk kanë lajmëruar.



