Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se zhvillimet e fundit në Kuvend tregojnë se institucionet kanë hyrë në një fazë të përgatitjeve për zgjedhje.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se dita e djeshme ishte dinamike, por sipas tij, mbi të gjitha dëshmoi se vendimmarrja po ndikohet nga kalkulimet elektorale.
Sipas Tahirit, në Kryesinë e Kuvendit, qasja e grupit parlamentar të VV-së ishte e ngurtë, pasi, siç u shpreh ai, çdo iniciativë e opozitës po refuzohet, derisa theksoi se “era e zgjedhjeve po ndihet qartë”.
“Kur i sheh të gjitha bashkë, bllokadat, refuzimet dhe vonesat, është e qartë se fokusi nuk është më vendimmarrja, por pozicionimi politik”, ka shkruar deputeti.
Postimi i plotë:



