Vdes ish-ministri i Jashtëm Iranian, Kamal Kharrazi pas plagëve të marra në sulmet izraelito-amerikane

Vdes ish-ministri i Jashtëm Iranian, Kamal Kharrazi pas plagëve të marra në sulmet izraelito-amerikane

Ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharazi, ka vdekur dje si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë sulmeve të kryera më 1 prill nga SHBA dhe Izraeli, raportojnë mediat iraniane.

Sipas këtyre raporteve, Kharazi, 81 vjeç, ishte duke u trajtuar për lëndimet e marra në një sulm që Teherani e ka cilësuar si “terrorist”.

Ai kishte mbajtur postin e kreut të Këshillit Strategjik për Marrëdhënie Ndërkombëtare, një organ që funksionon në kuadër të Ministrisë së Jashtme iraniane dhe që merret me hartimin e politikave të jashtme.

Ai shërbeu si ministër i jashtëm i Iranit nga viti 1997 deri në vitin 2005, shkruan BBC.

Më 1 prill se Kamal Kharrazi ishte “plagosur rëndë dhe ishte shtruar në spital” pas një sulmi që, sipas raportit, vrau gruan e tij. Jamaran kishte raportuar se shtëpia e Kharrazi-t në Teheran ishte shënjestër./Periskopi

Shpërndaje në: