Ushtria izraelite: Me Iranin kemi armëpushim, por operacionet mund të rifillojnë në çdo moment

Ushtria izraelite: Me Iranin kemi armëpushim, por operacionet mund të rifillojnë në çdo moment

Komandanti i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklaroi se lufta kundër Hezbollahut në Liban është bërë “fokusi kryesor operacional” i ushtrisë, duke theksuar se me këtë grup militant “nuk ka armëpushim”.

“IDF është në gjendje lufte; në frontin verior nuk jemi në armëpushim”, tha Eyal Zamir për komandantët në jug të Libanit.

Ai gjithashtu u ndal te situata me Iranin, raporton skynews.

“Me Iranin jemi në gjendje armëpushimi, por operacionet atje mund të rifillojnë në çdo moment dhe me intensitet të plotë”, tha ai.

Deklarata e tij vjen pas sulmeve masive izraelite të mërkurën në mbarë Libanin, ku sipas të dhënave të mbrojtjes civile libaneze, janë vrarë më shumë se 300 persona, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Këto zhvillime po rrisin tensionet para bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit që do të mbahen nesër në Pakistan.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe i ka kërkuar që të ulë intensitetin e sulmeve ndaj Hezbollahut. /Periskopi/

Shpërndaje në: